Sërish dhunë nga lojtari, policia vë në pranga mbrojtësin problematik
Për të disatën herë, lojtari i njohur më shumë për bëmat jashtë sesa në fushë, ka përfunduar në prangat e policisë.
Bëhet fjalë për Ruben Semedo, mbrojtësin portugez i cili është bërë i famshëm edhe më parë për bëmat jashtë fushe dhe sot luan me Olympiacos teksa në Greqi është arrestuar nga policia vendase.
Kësaj radhe ai është denoncuar nga partnerja e tij se e ka rrahur dhe më pas e ka flakur jashtë banese teksa kjo e fundit ka bërë dhe denoncimin në polici.
Siç mësohet, 27-vjeçari është mbajtur më shumë se 24 orë dhe është liruar teksa mund të përfundojë në gjyq për dhunën e ushtruar.
Ky është vetëm një nga rastet e shumta të lojtarit portugez jo më larg se verën e shkuar u prangos për akuzën e abuzimit seksual me një vajzë 17-vjeçare në Oropos. Edhe aty ai pagoi 10 mijë euro dhe u lirua me kusht.
Ndërkohë që Semedo ka patur probleme të mëdha në Spanjë ku i është mohuar hyrja në këtë vend për 8 vite pasi kur ishte te Villarreali u arrestua dhe u akuzua për rrëmbim, vjedhje, armëmabjtje pa leje. Ai u lirua pasi pagoi 46 mijë euro e më pas Villarreali e largoi menjëherë./Ora News/.
