Mori të kuq në fushë por u dashurua me gjyqtaren, ndëshkimi që ndezi romancën në futboll
Gjyqtaret femra po shtohen shumë vitet e fundit në futbollin e meshkujve dhe përveç një raporti të vështirë të tyre me futbollistët mund të ketë edhe shkëndija dashurie.
Si në një film duket edhe rasti në fjalë ku në kategorinë e dytë Erste Divisie në Holandë, mbrojtësi i Emmen, Jeff Hardeveld mori një të kuq në sfidën ndaj FC Eindhoven.
Bëhet fjalë për sfidën e këtij sezoni dhe ku lojtari u ndëshkua nga arbitri dhe duke dale nga fusha u përball me gjyqtaren e katërt, bukuroshen Shona Shukrula.
Ajo ka për detyrë të shkruante relacionin e ndeshjes për t’ia dorëzuar federates dhe gjatë largimit të lojtarit, të dy shkëmbyen disa fjalë…

Aty ishte dhe shkëndija e pare mes tyre, lojtari dhe gjyqtarja e FIFA-s që prej vitit 2017 më pas të dy nisën një raport të cilin e bën publik në fillim të këtij viti./Ora News/.
