Calja: Kam marrë 38 medalje në total, synimi janë lojërat olimpike tashmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2022, 21:41
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora kampioni i Botës në Peshëngritje Briken Calja tha se rezultat e vitit të fundit ishin më të mëdha të karrierës së tij.
Ai tha se shumë shpejt do të zhvillohet kampionati evropian dhe botëror në peshëngritje, por shtoi se synimi i tij janë lojërat olimpike.
Calja: Këto janë rezultatet më të mëdha të karrierës sime. Edhe në lojërat olimpike kam bërë një rezultat historik. Kam 38 medalje në total. Ndërkohë që shumë shpejt do të vijë kampionati evropian. Më pas kampionati botëror dhe më pas lojërat olimpike që janë synim im.
Këto rezultatet kanë ardhur si pasojë e një pune grupi. Kam një mbështetje nga federata dhe familja. Jemi munduar që të përshtatemi më së miri.
