Insigne pranon ofertën “faraonike” të Torontos por nuk është italiani më i paguar
Lorenzo Insigne ka pranuar ofertën e bërë nga Toronto e në fakt askush nuk mund të mos tundohej nga një shumë e tillë.
Më 1 qershor, sulmuesi Italian do të transferohet në MLS, për të luajtur me kanadezët e Torontos më të cilët ka firmosur akordin për 5 sezone dhe shifrat janë të pabesueshme.
Sulmuesi aktual i Napolit të cilit i skadon kontrata do të përfitojë 11.5 mln euro në vit plus 4.5 mln euro bonuse në varësi të rezultateve dhe paraqitjeve personale të lojtarit.
Janë gati 90 mln Euro në total që ai mund të marrë në fund të kontratës por gjithsesi nuk arrin të bëhet lojtari Italian më i paguar në histori.
Insigne hipën në podium teksa lojtari me pagën më të lartë në histori është El Shaarawy i cili te Shandong Shenhua merrte 16 mln Euro në sezon.
I dyti në këtë garë ishte një tjetër Italian në Kinë, Graziano Pelle me Shangond Luneng ku merrte 15 mln euro neto në vit.
Në podium ngjitet Insingne me 11.5 mln plus 4.5 mln euro të tjera bonuse teksa vijon Verratti aktualisht te PSG me 11 mln euro në vit dhe Giovinco te Al Hilal me 10 mln euro në sezon./Ora News/.
