Video/ Man. United konfuz dhe pa ide, Rangnick pëson humbjen e parë

Një paraqitje tepër e shëmtuar ishte ajo e Man. United në “Old Trafford”. Me Rangnick në stol, “djajtë e kuq” pësojnë humbjen e parë teksa u mundën 0-1 nga Wolverhamton.

Një mace e zezë është kthyer kjo skuadër për Man. United teksa sonte Ronaldo me shokë nuk mund të bënin asgjë e në fakt nuk meritonin më shumë.

Pa shumë ide dhe me pak raste të krijuara me dyshen Ronaldo-Cavani në sulm, Man. United vihet shumë në vështirësi teksa statistikat konfirmojnë dhe paraqitjen e dobët, 1 gjuajtje në kuadrat në 90’ e më shumë minuta lojë kundrejt 6 të tillave për miqtë.

Goli deçiziv i ndeshjes u shënua nga një portugez, Joao Moutinho në 82’ që vulosi dhe fatin e këtij takimi.

Një disfatë e tillë largon edhe më shumë “djajtë e kuq” nga vendi i katërt në renditje por ajo që shqetëson më shumë është mungesa e lojës./Ora News/.