Shpërthimi në Rally Dakar, Franca nis hetime, dyshon për sulm terrorist

Më 30 Dhjetor, gara historike Rally Dakar që këtë sezon zhvillohet në Arabinë Saudite u trondit nga një shpërthim i një prej makinave të eventit. Sot Franca ka nisur një hetim paraprak për një sulm terrorist të mundshëm teksa gara ndërkohë po vijon normalisht.

Ngjarja ndodhi në fillimin e eventit kur makina e skuadrës franceze, Sodicars Racing shpërtheu në ecje e sipër duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit, 61-vjeçarin Philippe Boutron dhe 5 persona të tjerë që ndodheshin brenda në makinë.

Mayuel Barbet, Philippe Raud dhe djali i tij Maxime, Thierry Richard, dhe Joël Pailly janë të lënduarit e tjerë por nuk kanë rrezik për jetën ndërsa 61-vjeçari Boutron ndodhet në koma dhe është transferuar në një spital në Paris.

Organizatorët e Rally Dakar thane se kanë nisur një hetim dhe asgjë nuk përjashtohet por tashmë pas 5 ditësh, Parisi zyrtar përmes Prokurorisë Kombëtare kundër terrorizimit dyshon për një sulm terrorist.

Në një komunikatë të fundit, thuhet se kjo Prokurori hapi një hetim të martën për "tentativë për atentat në lidhje me një sipërmarrje terroriste" pas shpërthimit të një automjeti mbështetës në Dakar Rally që plagosi shoferin Philippe Boutron, në Jeddah./Ora News/.