Merr leje të veçantë udhëtimi, Novak Djokoviç do të jetë në Australian Open

Njëra nga palët është tërhequr dhe duket se Australin Open ka vendosur të bëj një hap prapa për të pranuar Novak Djokoviç. Natyrisht duke parë që disa yje dhe tenistë e teniste të rëndësishme nuk do të jenë, Grand Slami i parë i vitit nuk mund të lejonte që edhe numri 1 të mungonte ndaj dhe ka bërë një përjashtim.

Novak Djokovic do ta mbrojë titullin e tij në Australian Open edhe pse kurrë nuk e ka zbuluar statusin e tij të vaksinës kundër Covid-19 dhe deri një ditë më parë ishte i pasigurt për pjesëmarrjen në Grand Slam-in e parë të sezonit.

Lëshimin e kanë bërë autoritetet australiane që vendosën të bëjnë një përjashtim për të lejuar numrin 1 në botë në tenis të udhëtonte me një leje të veçantë.

Më poshtë edhe mesazhi i gjatë i Djokoviç që konfirmon nisjen për në Australian Open./Ora News/.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Novak Djokovic (@djokernole)