Conte për zërat e Lukakut te Tottenham: Kampionët duhet të jenë në fushë
Chelsea dhe Tottenham do të ndeshen shpesh këto ditë Janari në Angli. Herë për kampionat e herë për Qarabao Cup, do të ketë spektakël në fushë por edhe zëra merkatosh. Për Romelu Lukaku flitet se mund të ribashkohet me ish trajnerin e tij me të cilin shkëlqeu te Interi por Conte largon zërat edhe pse lëshon disa të vërteta të para me syrin e tij.
“Lukaku? Ai është lojtar i një skuadre tjetër. Do të ishte mungesë respekti të flitej për të dhe gjithashtu për Chelsean.Për mua është më mirë të luaj kundër një ekipi që ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe gjithashtu për ata që e shikojnë është më mirë që kampionët të jenë në fushë”.
Më pas trajneri Italian foli edhe për rikthimin e tij në “Stamford Bridge” si ish trajneri që fitoi një titull në dy vite me Chelsean.
“Do të jetë një emocion i madh për mua të kthehem në Stamford Bridge, hera e parë që kur u largova nga Chelsea. Së bashku kemi bërë një punë të rëndësishme dhe duhet të falënderoj këtë klub, i cili më dha mundësinë të kem përvojën time të parë në Angli. Por tani unë jam trajneri i Tottenhamit dhe dua t'i jap 100% këtij klubi për të përmirësuar ekipin”, deklaroi Conte në konferencën për shtyp përpara derbit ndaj Tottenham./Ora News/.
