Calja: S'më tundojnë paratë. Kurrë s'do ta tradhtoj flamurin shqiptar. Evropiani do të flasë shqip
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2022, 21:47
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora kampioni i Botës në Peshëngritje Briken Calja u shpreh se nuk e tundojnë vlera monetare për ta lënë flamurin shqiptar.
Ai tha se rezultati më i madh që ka marrë është kampioni i botës dhe është i pari i këtij lloji për vendin tonë.
Calja: Nuk më tundojnë vlerat monetare, edhe pse janë pjesë e punës, por kurrë nuk do ta tradhtoj flamurin shqiptar. Rezultati më i madh që kam marrë është kampioni i botës dhe është i pari për vendin tonë. Premtoj se në Evropiani do të flasë shqip.
Sigurisht që me punë dhe pasion arrihet gjithçka. Unë u roj të gjithëve sportistëve shqiptar një vit shumë suksesshëm.
