Reali kërkon menjëherë Kylian Mbappe, ofertë 50 mln Euro për PSG-në
Është agjenti Giovanni Branchini ai që ka lëshuar “bombën” e merkatos duke konfirmuar sipas burimeve të tij se Real Madrid e kërkon që tani sulmuesin francez.
"Kjo varet nga PSG. Real Madrid dëshiron ta ketë Mbappen menjëherë dhe ka ofruar 50 milionë euro. Nuk e di si do të shkojë. Sigurisht që më duket se iniciativa e Florentino Pérez meriton vëmendje, është një mesazh stabiliteti për “los blancos”. Në fund të fundit, për shembull, është turp për të gjithë që një lojtar i këtij niveli lëviz në verë me parametër zero”.
Ai shton se nuk e di se çfarë do të bëjnë në Paris, por që me siguri do të nënshkruajnë me një yll të madh për ta zëvendësuar, Haaland, Harry Kane dhe Vlahovic që janë në krye të listës së parizienëve.
Por lëvizja e parakohshme e Perez ka edhe një arsyetim tjetër. Oferta e Realit tregon edhe faktin që ndoshta nuk ka akord zyrtar mes palëve për t’u transferuar në verë dhe për të shmangur konkurencën e madhe që mund të shfaqet më vonë, Perez ka ndërhyrë që tani por do të jetë e vështirë./Ora News/.
