Njihuni me yllin e ri të golfit, fiton 1500 dollarë për çdo gjuajtje si profesionist
Kur flasim për golfin profesionist, jo shumë i ndjekur në Europé apo Shqipëri, njohim gjithmonë emrin e Tiger Woods apo edhe Rory Mcllroy.
Në fakt i pari është në mbyllje të karrierës ndërsa një yll tjetër po lind dhe ndoshta mund të kalojë perandorinë që ngriti ish numri 1 në botë. Po flasim për Collin Morikawa, golfistin amerikan që vetëm pas dy vjetësh si profesionist ka kthyer çdo gjuajtje të tij në një minierë ari.
Vetëm 24 vjeç dhe dy vite mes më të mirëve, llogaria bankare e Morikawas numëron 23 milionë e 477 dollarë vetëm të ardhura nga kompeticionet, pa llogaritur sponsorët apo marrëveshjet e tjera financiare.
Përderisa edhe Messit apo Ronaldos u bëjnë llogaritë për gola dhe fitime, edhe amerikanët kanë detajuar shifrat për çdo gjuajtje të tij ne raport me fitimet. Dhe rezultati është impresionues, për çdo gjuajtje me shkop të topit, ai ka fituar 1488 dollarë.
Me ritme të tilla do të mposhtë padyshim Tiger Woods që merrte miliona dhe vetëm 24 vjeç ai ka fituar PGA Championship në 2020 dhe Open Championship në 2021. Dhe ta mendoni që karrieren si profesionist e ka nisur prej vetëm dy vitesh pasi deri ne verën e 2019 ai garonte në nivele amatore!/Ora News/.
