Zyrtare, braziliani Thiago Silva zgjat kontratën me Chelsean
Lajmet dhe zhvillimet më të mëdha nga futbolli po vijnë nga Anglia. Jo pa arsye sepse atje vijon të luhet dhe nuk është ndërprerë asnjëherë aktiviteti në Premier League e disa nivele të tjera teksa sot vjen një lajm shumë i mirë për tifozët e Chelseat.
Ndërsa Lukaku ka hapur probleme të mëdha me deklaratat e tij dhe së fundmi mund të bëhet një objejkt në merkato, sot morën lajmin për të ardhmen e Thiago Silvës.
Klubi londinez njoftoi se ka zgjatur kontratën me lojtarin ekspert të prapavijës deri në vitin 2023, pra edhe me një sezon tjetër.
37-vjeçari është një lojtar shumë i rëndësishëm për Tuchel dhe deri në këto momente të sezonit ka zhvilluar 22 ndeshje duke shënuar 2 gola.
Që kur erdhi në verën e 2020, Silva është bërë një lider te Chelsea dhe duke qenë se mbaronte kontrata në qershor, drejtuesit menjëherë u vunë në lëvizje për të shmangur bisedime të mundshme të brazilianite me klube të tjera./Ora News/.
