Nuk ka fitues por ka spektakël. Chelsea-Liverpool mbyllet 2-2. Shihni golat
Në “Stamford Bridge” nuk mund të mungojë spektakli në një ndeshje mes Chelseat dhe Liverpool. Dy skuadrat që po ndjekin Man. Cityn kryesues u përplasën mes tyre me mungesa të mëdha nga covidi,dëmtimet por edhe nëshkimet siç ishte rasti i Lukakut që u la në tribune nga trajneri Tuchel.
Gjithsesi “The Reds” dhuruan menjëherë spektakël teksa shënuan 2 gola të shpejtë me Mane fillimisht në 9’ e më pas me Salah në 26’.
2-0 për miqtë dhe dukej sikur Chelsea pësoi një nokaut të rëndë por ja që “blutë e Londrës” nxorrën jashtë karakterin e tyre duke shënuar 2 herë po brenda pjesës së parë.
Mateo Kovaçiç me një supergol në 42’ shkurton diferencën dhe 3 minuta më pas Pulisiç vendos barazpeshën në një barazim 2-2 spektakolar në vetëm 45 minuta.
Fraksioni i dytë është tepër i bukur dhe emocionues edhe nga intensiteti i lojës ku sërish Mane e Salah mund të kalonin Liverpoolin në avantazh e nga ana tjetër Pulisiç pati një tjetër rast të mire.
Në fund rezultati final mbetet 2-2 me një barazim që kënaq ndoshta të dyja skuadrat por më shumë gëzon Man. Cityn që vijon të shkëputet në krye dhe tani është 10 pikë larg Chelseat./Ora News/.
