Viti 2022 largon krizën te Atletico, mposht 2-0 Vallecanon dhe Ivan Balliun (Video)

Pas 4 humbjeve radhazi, kampionët në fuqi të Spanjës rigjejnë 3 pikët dhe kënaqësinë e fitores në La Liga.

Duhej në fakt të ikte viti 2021 që Atl. Madrid të rikthehej te fitorja aq e munguar dhe sot me rinisjen e kampionatit, skuadra e Simeones dominoi 2-0 Vallecanon.

Nuk ishte një rival i lehtë sepse në fakt ishte një duel direkt për vendin e katërt por që fatkeqësisht për Ivan Balliun dhe shokët e tij nuk kishin çfarë të bënin më shumë duke pare dhe mungesat për shkak të covid-19.

Mbrojtësi shqiptar ishte titullar i padiskutueshëm në këte sfidë teksa në disa raste sulmoi mirë nga krahët por sot "los colchoneros" ishin shume më lart.

Heroi i ndeshjes në “Wanda Metropolitana” ishte Angel Correa me një dygolësh, nga një për çdo pjesë, në 29’ e 53’ duke siguruar 3 pikë shumë të rëndëssihme për Simeonen.

Tashmë Atletico me këtë sukses futet në katërshen e pare dhe më e rëndësishmja, ajo krizë e rëndë është lënë pas me vitin e vjetër./Ora News/.