Tronditëse/ 21-vjeçari shiste gra myslimane në një ankand të rremë në internet
Një 21-vjeçar është arrestuar, pasi ka publikuar në internet fotot e më shumë se 100 grave myslimane, duke thënë se janë "në shitje".
Studenti nga qyteti jugor i Bangalore në Indi, krijoi ankandin për shitjen e grave myslimane nëpërmjet aplikacionit "Bulli Bai".
Mediet e huaja njoftojnë se menjëherë pasi policia identifikoi aplikacionin dashakeqës, "Bulli Bai" u mbyll.
Gratë e nxjerra në shitje ishin gazetare dhe aktiviste të shquara myslimane.
"Ato morën pjesë në ankandin e rremë kundër vullnetit të tyre", shkruajnë mediet e huaja.
Kjo është hera e dytë që gratë myslimane “dalin” në një ankand online.
E njëjta gjë ndodhi korrikun e kaluar kur profilet e më shumë se 80 grave u postuan dhe u shpërndanë në internet.
Në të dyja rastet, qëllimi ishte për t'i poshtëruar dhe degraduar ato pasi këto gra kishin dalë kundër nacionalizmit në rritje nën kryeministrin Narendra Modi./Ora News/
Heqja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, në proces
4 Janar, 15:5


