Video/ Tottenham rigjen fitoren, merr 3 pikë në transfertën ndaj Watford

Në transfertën e dytë radhazi në Premier League, Tottenham nuk gabon. Ndryshe nga sfida me Southampton ku barazoi 1-1 dhe me një lojtarë më shumë nuk mundi të bënte më shumë, sot Spursat bënë një tjetër hap drejt zonës së Championsit.

Ndaj Watfordit të Claudio Ranierit, djemtë e Contes arritën të ishin konkretë dhe të gjenin portën por edhe me lojë dominuan dhe e kontrolluan topin për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Gjithçka u vendos në minutat e fundit të ndeshjes, madje në shtesë ku pas krosimit të Son, mbrojtësi Sanchez me kokë arriti të çonte topin në rrjetë.

Për t’u theksuar se në minutën e 84’, ndeshja u ndërpre për disa minuta për t’i ardhur në ndihmë një tifozi vendas i cili nuk u ndje mire në shkallët e stadiumit.

Me rinisjen e ndeshjes, Tottenham arriti të gjente golin dhe të largohej me 3 pikë shumë të rëndësishme në derbin me londinezët e Watford.

Duke përfituar edhe nga humbja e Arsenalit, tani Tottenham ka 33 pikë, 2 më pak se vendi i katërt dhe pa harruar që ka dy ndeshje më pak për të luajtur. /Ora News/