Polemika dhe spektakël, Man. City thyen Arsenalin në “Emirates”. Shihni golat
Viti 2022 nuk mund të niste më bukur për futbollin. Premier League që si gjithmonë është për të mos thënë i vetmi kampionat elitar në botë që luan në këtë ditë të vitit.
Në “Emirates” u luajt supersfida Arsenal-Man. City dhe “topçinjtë” janë krejtësisht një ekip tjetër krahasuar me skuadren që u mund 5-0 nga Guardiola në fillim të sezonit aktual.
Të privuar nga Arteta pasi është me covid-19, Arsenali bëri një paraqitje impresionuese në pjesën e pare duke dominuar dhe në mënyrë të merituar kaloi në avantazh me Saka në 31’ teksa VAR mohoi një penallti të pastër për Odegaard.
Pjesa e dytë nis me polemika teksa për një ndërhyrje të Xhakës, VAR akordoi penallti dhe Mahrez nuk gaboi për të barazuar 1-1 në 57’ dhe 2 minuta më vonë mbrojtësi Gabriel bën një gabim të rëndë teksa del me të kuq.
Minutat e mbetura janë të tensionuara ku pas një insistimi të gjatë, në 93’, Rodri falë një rrëmuje në zone arrin ta çoj topin në rrjetë për të kaluar në avantazh 2-1 Man. Cityn.
Ndoshta Arsenali meritonte më shumë por Guardiola merr maksimumin dhe tashmë arratiset në renditje me 11 pikë më shumë se Chelsea./Ora News/.
