Një ish drejtuese e Shërbimit Shëndetësor, do të gjykojë një ndeshje të FA Cup

Për herë të parë në historinë e futbollit anglez, një gjyqtare femër do të drejtojë një ndeshje të FA Cup.

Federata Angleze (FA) ka njoftuar emërimin e Rebecca Welch si arbitre për një ndeshje në raundin e tretë të Kupës që do të thotë diçka historike por është vetëm një fillim i mrekullueshëm në ishull.



Ndeshja e raundit të tretë midis Birmingham City dhe Plymouth më 8 janar në stadiumin St Andrew do të jetë disi historike sepse në këtë ditë, do të jetë hera e parë që një gjyqtare femër, Rebecca Welch, do të drejtojë një ndeshje në kompeticionin prestigjioz, siç njoftoi të mërkurën Federata Angleze (FA).

Ajo është një ish administrator e Shërbimit Shëndetësor, NHS e që gjithmonë ka patur pasion futbollin. Ajo prej vitesh bën gjyqtaren, në shumicën e rasteve të ndeshjeve të futbollit për femra dhe në Angli konsiderohet si më e mira.

 

Në mars, Welch 37 vjeçe kishte bërë emër për veten duke u bërë gruaja e parë që drejtonte një ndeshje për meshkuj të kategorive inferior në Angli.

Për të kjo gjë është bërë e zakonshme ndërsa pas debutimit historik në FA Cup Welch pret të drejtojë edhe në Premier League./Ora News/.