Peshëngritja feston, kampioni botës Briken Calja dhe Qerimaj urojnë shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2021, 15:23
Ky ishte një vit i jashtëzakonshëm për peshëngritjen shqiptare.
Briken Calja doli kampion bote në shkëputje dhe nënkampion në dygarësh, një rezultat fantastik që bëri krenar gjithë shqiptarët.
Një performancë e mirë edhe nga shkodrani Erkand Qerimaj, i cili doli i katërit në Botërorin e zhvilluar në Tashkent.
Federata Shqiptare e Peshëngritjes organizoi festën e fundvitit për të festuar bashkë këtë vit të jashtëzakonshëm.
Briken Calja dhe Erkand Qerimaj uruan shqiptarët dhe shprehën falenderim për mbështetjen e madhe që kanë marrë.
Në sondazhin e Ora News, Briken Calja ishte sportisti i dytë më i votuar nga publiku për arritjet e tij në Botërorin e zhvilluar në Tashkent të Uzbekistanit.