Lushnje, ishte duke rregulluar autobusin, vdes 54-vjeçari pasi mjeti e zë poshtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2021, 16:45
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Lushnjë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karbunarë e Vogël, ku L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka mbetur pa jetë poshtë autobusit.
“Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit.” – bën me dije policia.
