Baza e NATO-s në Kuçovë, banorët e Moravës në protestë: Tokën e japim vetëm me vlerë tregu
Banorët e fshatit Moravë në Kuçovë vijojnë protestat kundër vlerës së shpronësimit të tokave që preken nga projekti për ndërtimin e bazës ushtarake. Ata thonë se pronat do ti lëshojnë vetem me vlerën e tregut, përndryshe nuk do lejojnë punimet.
Për herë të tretë brenda muajit, familjet e fshatit Moravë protestuan kundër çmimit të shpronësimit të tokave që preken nga projekti për bazën e NATO-s në Kuçovë.
Të mbledhur para aerodromit, ata thanë se toka është ndër të paktat pasuri që kanë, ndaj kërkojnë shpronësim me çmim tregu.
"Ku ti çoj kalamajtë, çfarë të ushqehemi? Tokën e mbillnim të paktën."
Për çdo vlerë tjetër, pronat thonë se nuk do ti lëshojnë.
"Nuk i lëmë të zhvillohen punimet pa na dhënë vlerësimin sipas tregut."
Banorët e Moravës, shprehen se i janë drejtuar me peticione autoriteteve ku shprehin kundërshtimin për procedurën dhe vlerën e shpronësimit, por sipas tyre deri më sot, askush nuk ka shkuar ti sqarojë.
"Nga Ministria e Mbrojtjes nuk na është dhënë asnjë sqarim."
Sipas përllogaritjeve paraprake, projekti për ndërtimin e Bazës së NATO-s në Kuçovë me vlerë rreth 50 milion euro pret mbi 200 familje që jetojnë përgjatë aksit nacional Dimal-Berat.
Banesa e këngëtares së ndjerë Vaçe Zelës bie pre e grabitjes
27 Dhjetor, 15:11

