Reali kërcënon lojtarët me masa të forta nëse infektohen gjatë pushimeve
Skudra e Ancelottit kishte jo pak probleme deri në javën e fundit të luajtur për shkak të invektimeve me covid të disa lojtarëve, ku 5 rezultuan me covid-19.
Tashmë të lire nga urdhrat e Ancelottit, yjet e “los blancos” janë shpërndarë sa në Dubai (Camavinga e Benzema), në SHBA (Vinicius), Amerikën Latine (Valverde) dhe rreziku i grumbullimeve është i lartë për ta.
Duke parë situatën, drejtuesit e Real Madrid kanë paralajmëruar lojtarët që të shmanngin festat me shumë njerëz gjatë këtyre ditëve pasi nëse kthehen në një vatër infeksioni mund edhe të gjobiten nga klubi.
Deri më 28 Dhjetor, yjet e madrilenëve do të jenë me pushime dhe të nesërmen e kësaj dite, të gjithë bashkë me stafin do t’i nënshtrohen testeve të PCR-së.
Duhet theksuar se La Liga ka miratuar tashmë protokollin e ri COVID, i cili thekson se testet e antigjenit do të kryhen çdo ditë, teksa kufizon përdorimin e dhomës së zhveshjes, dhe lojtarët duhet të bëjnë dush në hotel ose në shtëpi. Lojtarët që janë në stol duhet të mbajnë maska FFP2, përveç trajnerit./Ora News/.
