I hapet rruga Ferran Torres, Barça gjen mënyrën për të hequr “qafe” De Jong
Luuk de Jong nuk është në planet e Xavi Hernandez. Edhe pse vlerësohet si një lojtar profesionist, holandezi nuk hyn në skemat e trajnerit spanjoll ndaj dhe duhet të largohet me çdo kusht per të liruar një vend me pagën e tij në merkato.
Teksa u përfol për një shkëmbim të mundshëm me Alexis Sanchez por që u përgënjeshtrua, tani Barcelona ka arritur akordin me sevillan dhe me Cadiz për huazimin e futbollistit.
Duket e çuditshme por akordi duhej të përfshinte edhe Sevillan pasi zotëron kartonin e Luuk De Jong dhe duhej të jepte “ok” për këtë transferim.
Sulmuesi holandez ka luajtur vetëm 9 ndeshje në total, 3 prej tyre si titullar dhe ka shënuar vetëm 1 gol, një zhgënjim i madh që po merr fund këto ditë.
De Jong do të huazohet deri në fund të sezonit te Cadiz e më pas në verë Barcelona me Sevillan do të sqarojnë dhe rikthimin e tij përfundimisht te andaluzët që kanë në pronësi lojtarin.
Me largimin e De Jong, mund të zyrtarizohet edhe goditja Ferran Torres nga Barcelona, një operacion prej 55 mln Eurosh e që ka hapur shumë debate për shkak të situates financiare jo të mirë të katalanasve./Ora News/.
