Dyshohet autor i vjedhjeve në argjendaritë e Gjirokastrës e Burrelit, arrestohet 48-vjeçari shkodran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2021, 09:24
Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autor i vjedhjeve të dy argjendarive në Burrel dhe Gjirokastër.
Blutë bëjnë me dije se 48-vjeçari S.M ishte shpallur në kërkim.
"Ky shtetas dyshohet se me datë 20.12.2021, ka vjedhur sende floriri në një argjendari në qytetin e Burrelit. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së një argjendarie në qytetin e Gjirokastrës në datën 08.09.2021," informon policia.
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.
