Bakllava dyqani, apo shtëpie? Qytetari: Janë punë grash, burri është burrë...

Jemi në vigjilje Krishtlindjesh dhe Viti i Ri është shumë afër, por a janë përgatitur shqiptarët për tryezën e festave të fundvitit?

Po bakllavanë e kanë bërë?  Çfarë preferojnë më shumë, bakllavanë e gatshme apo të bërë vetë?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora. Disa e bëjnë vetë, disa e blejnë, e të tjerë nuk e kanë në preferencat e tyre.

"E bëj vetë, sepse të blerën nuk pa pëlqejnë fëmijët", tha një qytetare.

Ndërsa një qytetar u shpreh se bakllavaja është punë për gra.

"Janë punë grash, burri është burrë, bën punët e burrave. Nuk merret me ato punë."