U ekzekutua sot, Can Karriqi ishte në arrest shtëpie, por mbante armë me vete dhe lëvizte lirshëm
Can Karriqi u ekzekutua mbrëmjen e sotme, 23 dhjetor në Kodër Kamzë në automjetin e tij tip "golf" i cili ishte me targa të huaja.
Can Karriqi rezulton personazh me precedentë penale kryesisht në veprat e vjedhjes dhe mbajtjes pa leje të armeve të zjarrit.
Can Karriqi sot duhet te ishte në arrest shtëpie, pasi Gjykata i kishte caktuar masën e arrestit në shtëpi.
Në fakt Karriqi nuk ka qëndruar në ambientet e shtëpisë, por lëvizte lirshëm në Tiranë dhe lokale të ndryshme.
Eleminimi i Karriqit, vjen si pasojë e një seri ngjarjesh të rënda të ndodhura në Laç dhe Lezhë.
Karriqi u ndalua në fund të muajit shkurt 2021 për mbajtje pa leje të armëve, por është liruar në rrethana të paqarta nga Gjykata.
Edhe pse atij i është zbutur masa e sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie" dhe edhe pse akuzohej për një pistoletë pa lejë, sërish Karriqi ka vijuar të mbajë me vete armën e zjarrit për shkak se i druhej një sulmi me armë.
