Berisha: Basha po mban PD me të fortë, të largohen. Edhe Rama të largojë njerëzit e armatosur që e shoqërojnë

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon Lulzim Bashën se po e mban PD me të fortë të cilëve u bën thirrje të largohen.

Ata i referohen ditës së 18 dhjetorit, pikërisht kur pas referendumit Berisha me komisionin e Rithemelimit të PD-së shkuan në seli për të bërë publik rezultatet e këtij referendumi për shkarkimin e Bashës.

Deklarata u bë në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në MCN TV

Sali Berisha: Atë ditë nuk hymë në ndërtesë se më thanë nuk kanë drita salla. Kjo është cfarë më thanë mua. Më vonë marr vesh.  Basha mban disa prej të cilëve kanë qenë aktivistë të PD-së dhe bëjnë të fortin, dhe bëjnë gabim fatal. Ata janë me emra. I dimë shumë mirë. U bëj thirrje që të largohen nga selia. Selia nuk është e të fortëve. Të mos bëjnë të fortin e Lulzim Bashës se është mercenarizëm. Është e faktuar që ka pasur edhe shqiptarë nga treva të tjera.

Janë të identifikuar. E di dhe u coj mesazhin e duhur. Nuk keni punë dhe u them atyre që organizojnë dhe u sjellin dhe Lulzim Bashës se nuk ka forcë në botë që të pengojë vendimin e shkarkimit të firmosur nga anëtarët e PD-së nuk ka dhe nuk mund të ketë. Të mos hyjnë në këtë.

Gjithashtu Berisha I kërkon Ramës që ti largojë Bashës njerëzit e armatosur.

Sali Berisha: Edi Rama ka njerëz të armatosur që e shoqërojnë Lulzim Bashën. Lulzim Basha nuk është kryetar I PD-së. Basha është deputet i thjeshtë. Edi Rama të mos luajë me kukulla. Ne tani jemi në të drejtën tonë. Kemi bërë një proces që nuk e ka njohur shqipëria të votojë 44 mijë vetë për shkarkimin e një njeriu dhe të mblidhen në atë stuhi 4935 delegatë. Ato janë akte të një përkushtimi shumë të vecantë.