Dervishi: Nuk do të ndodhin situata katastrofike me të dhënat, nuk është e lehtë të dublikosh identitetin
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Besnik Dervishi, komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të jenë të shqetësuar me publikimin e të dhënave, por nuk do të ndodhin situata katastrofike.
Sipas tij, pasi të marren të dhëna nga Drejtoria e Tatimeve do të shihet nëse është nevoja që hetimi të shtrihet në institucionet e tjera.
Dervishi: Nuk është e lehtë të dublikosh identitetin e një personi. Përveç numrit të kartës së identitetit nevojiten edhe elemente të tjera. Nuk e justifikoj, e përsëris, ajo që ndodhi është e rëndë. Qytetarët kanë të drejtë të jenë të shqetësuar, por nuk do të ndodhin situata katastrofike. Ngjarja duhet të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin.
Sistemi ka nevojë për mirëmbajtje. Pasi të marrim të dhëna nga Drejtoria e Tatimeve do të shohim nëse është nevoja që hetimi të shtrihet në institucionet e tjera.
