Nxjerrja e të dhënave, Mandia: Kjo qeveri duhet të largohet, Gjata: Shteti të shlyejë pasojat financiare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2021, 22:04
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Ledina Mandia juriste u shpreh se nxjerrja e të dhënave personale është një veprim i qëllimshëm.
Ndërsa juristi Çlirim Gjata tha se lidhur me këtë rast shteti duhet të shlyejë çdo pasojë financiare, ndryshe Rama të japë dorëheqjen.
Mandia: Ky veprim është i qëllimshëm. Ka rënë besimi i qytetarëve të qeveria, është prishur kontrata e qytetarëve me shtetin. Kjo qeveri duhet të bjerë dhe të largohet.
Gjata: Akoma nuk e kanë kuptuar qytetarët se çfarë tmerri e pasojash mund të kenë qytetarët në të ardhmen. Shteti duhet të shlyejë çdo pasojë financiare, ndryshe Rama të japë dorëheqjen.

