Ky është Can Karriqi, pistat e hetimit për ekzekutimin në Kodër Kamëz
Ora News siguron foton e 35 vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e 23 dhjetorit 2021 në Kodër Kamëz.
Can Karriqi nga policia njihej si person me precendentë penalë dhe ishte arrestuar në shkurt të këtij viti gjatë një operacioni të forcave RENEA për arrestimin e personave të rrezikshëm.
Gazetari i Ora News informon se Karriqi pavarësisht se ishte nën masën e sigurisë arrest me burg lëvizte lirshëm. Edhe mbrëmjen e sotme ai po frekuentonte një lokal dhe autori/ët kanë pritur të hipë në makinë e ta qëllojnë.
Pistat e Hetimit
Eleminimi i Karriqit, dyshohet se ka lidhje me një seri ngjarjesh të rënda të ndodhura në Laç dhe Lezhë.
Karriqi u ndalua në fund të muajit shkurt 2021 për mbajtje pa leje të armëve, por është liruar në rrethana të paqarta nga Gjykata.
Edhe pse atij i është zbutur masa e sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie" dhe edhe pse akuzohej për një pistoletë pa lejë, sërish Karriqi ka vijuar të mbajë me vete armën e zjarrit për shkak se i druhej një sulmi me armë.
