U ekzekutua sot, video kur Cen Karriqi u arrestua në shkurt të këtij viti
Kryeqyteti u trondit sërish mbrëmjen e sotme, 23 dhjetor. Cen Karriqi u gjet i ekzekutuar në makinën e tij "Golf 5" në Kodër Kamëz. Burime për Ora News bëjnë me dije se për ekzekutimin e tij është përdorur armë tip silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna.
30-vjeçari Karriqi është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj personit. Më 26 shkurt të këtij viti ai u arrestua gjatë aksionit të Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në Milot, Kurbin e Lezhë. 30 vjeçari u vu në pranga në një kompleks në Fushë Milot, pasi jashtë ambienteve u gjet e fshehur një pistoletë "Glock", që korrespondonte me një krehër fishekësh në xhupin e të riut.
Sipas policisë, ky person dyshohej si autori i vjedhjes se targave të shpallura në kërkim nga Policia e Shkodrës të vjedhura më 19 Shtator 2019, të cilat u gjetën brenda ambienteve rrethuese të objektit.
Arma dhe targat e vjedhura ngritën dyshimin se po përgatitej ngjarje kriminale, por burimet në këtë pikë u treguan të rezervuara.
Mbrëmjen e sotme, pas gjetjes së viktimës, në Institut u konstatua një makinë tip "Audi" e djegur, e cila dyshohet se i përket autorit/autorëve të krimit.
