Publikimi i të dhënave, Dervishi: Ligji parashikon gjoba deri 20 milionë lekë për institucione publike

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Besnik Dervishi, komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale u shpreh se ligji i jep të drejtë Komisionerit që të vendosë një sanksion që është maksimumi 20 milionë lekë ndaj institucioneve publike

Ai tha se në rastin e patronazhistëve komisioneri ka vënë gjobë njëri prej kontrolluesve me 10 milionë lekë sepse ai është maksimumi.  

Dervishi: Ligji i jep të drejtë Komisionerit që të vendosë një sanksion që është maksimumi 20 milionë lekë ndaj institucioneve publike dhe private. Me legjislacionin të ri gjobat shkojnë nga 4% e xhiros ose deri në 20 milionë euro. Sanksioni administrativ është shumë i fortë. Ne i kemi vënë gjobë njëri prej kontrolluesve me 10 milionë lekë sepse ai është maksimumi.