Në kërkim për vjedhje të banesave, arrestohet 51-vjeçari në Gjirokastër, i dënuar më parë për kultivim kanabisi
Nga Entiola Budo Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2021, 09:11
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Robert Gjoni, banues në lagjen Partizan në Gjirokastër.
Aksioni i kapjes së tij është realizuar mbrëmjen e djeshme, 23 dhjetor nga sektori i Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.
Gjoni rezulton autor i disa vjedhjeve të banesave në qytet dhe për këtë ishte shpallur në kërkim policor.
Më herët 51-vjeçari është dënuar për kultivim kanabisi dhe vjedhje banesash.
Materialet i kanë kaluar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.
