Batuta e Sokos: Me këto të dhëna, Luan Rama mund të kapet me drogë në Francë ndërsa është në studio
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, ekonomisti Pano Soko u shpreh se pasur një punë voluminoze në përgatitjen e kësaj databazë ku janë të dhënat e qytetarëve.
Ai tha se këto të dhëna mund të dublikohen dhe mund të ndodhë që të merren kredi në emër të një personi të caktuar.
Soko: Këtu kemi pasur një punë voluminoze në përgatitjen e kësaj databazë ku janë të dhënat e qytetarëve. Kush e ka bërë? Kjo ka vetëm përfitim politik. Prandaj janë shuar hetimet për patronazhistët. Nuk do ta gjejmë se kush e ka urdhëruar përgatitjen e këtij dokumenti të madh.
Partia në pushtet e ka përdorur për përfitime elektorale. Këtu ka një problem i madh, duke dublikaur emrin me të dhënën personale dhe nuk është çudi që Luan Ramën ta kapin në Francë me drogë, ndërsa apo flet me mua në studio, ose të marrësh kredi dhe nuk e di fare.
