Soko: Nxjerrja e të dhënave me interes politik, nuk do ta mësojmë kurrë se kush e urdhëroi

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, ekonomisti Pano Soko u shpreh se janë marrë disa file nga disa servera të ndryshëm dhe janë bërë bashkë lidhur me publikimin e të dhënave personale.

Ai tha se një veprim i tillë është bërë për përfitim politik dhe se mund të kemi një kokë turku, por kurrë nuk do të mësohet se kush e urdhëroi.

Soko: Nuk është një file Excel bruto. Janë marrë disa file nga disa servera të ndryshëm dhe janë bërë bashkë. Kujt i intereson mbledhja dhe përpunimi i këtyre të dhënave? Nuk ka interes kush e nxori, por kush e la urdhëruar. Kemi të bëjmë me një strukturë të madhe që është marrë me këto të dhëna. Është bërë për përfitim politik. Mund të kemi një kokë turku, por kurrë nuk do ta mësojmë se kush e urdhëroi. Me publikimin e të dhënave do na shtohen dokumentet false.