Ndahet nga jeta nëna e deputetit të PS: Sa kohë të marr frymë do të kem në zemër

Nëna e deputetit të PS, Eduard Shalsi është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije deputeti në rrjete sociale. Ai shkruan se është ndjerë krenar për nënë  e tij dhe nuk do të ketë asnjë ditë që mos ta ketë në zemër e ta kujtojë me mall.

"Nëna ime e shtrenjtë u largua në paqe nga kjo botë, duke na lënë pas kujtimet e paharrueshme të një jete të denjë, produktive dhe të përmbushur!

Një grua e jashtëzakonshme, një nënë tejet e përkushtuar, një inxhiniere e palodhur dhe pasionante, plot cilësi të admirueshme, që me shembullin e jetës së saj aktive ka qenë një model që nuk ka rreshtur së frymëzuari e së udhërrëfyeri.

Më ke bëre të ndjehem gjithmonë krenar përpara të gjithë atyre që të njohën nga afër. Me kulturën, mirësinë e mënyrën tënde mbresëlënëse të të komunikuarit na dhe shumë mësime të vyera, përgjatë gjithë jetës.

Nuk do të ketë një ditë të vetme, për sa kohë të marr frymë, që mos të të kem në zemër e të të kujtoj me mall, duke qënë fort i bindur, se nga aty lart do ta gjesh, siç ke bërë gjithmonë, mënyrën për të vijuar së më këshilluari e inspiruari…

Thellësisht i trishtuar por edhe pafundësisht i bekuar që pata një NËNË të mrekullueshme si TY!

Prehu në paqe e SHTRENJTA JONË!

"Për shkak të rrethanave të Pandemisë, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të jetë vetëm FAMILJARE."