Sarandë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen tre të rinj

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Sarandë - Ksamil.

Mjeti me targë AB 474 CD me drejtues shtetasin, M.P,  25 vjeç ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra në vendin e quajtur “Hidrovori”.

Burimet bëjnë me dije se brenda në mjet ndodheshin tre të rinj, të cilët si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lëndaur.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikçsja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku dhe kanë nxjerrë të rinjtë ngaautomjeti.

Tre të rinjtë janë transportuar në spital me fraktura në trup.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.

Sarandë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen