Ngrica, reshje dëbore e temperatura -4°C , si parashikohet moti për sot
Vendi ynë paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku vranësira më të dendura do të ketë në veri dhe qendër të territorit duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëbore.
Sipas MeteoAlb, orët vijuese, mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do të vijojë deri mëngjesin e së shtunës.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperënidmor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Prezenca e një qendre të fuqishme ciklonare në brigjet veriperëndimore me ndikim deri në qendër të kontinentit do të diktojë mot të paqëndrueshëm në këto rajone ku reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominane.
Në Britaninë e Madhe priten edhe erëra të forta. Reshje të pakta dëbore do të ketë pjesërisht ne rajonin e Ballkanit, ndërsa Europa Veriore dhe vendet e Lindjes paraqiten në ndikimin e motit të kthjellet dhe temperaturave ekstremisht të ulëta ku termometri do të zbresë deri në – 14 gradë C.
