"Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri", Kartolina e urimit nga Luigi Soreca: Qëndrojmë të fortë së bashku!
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka uruar shqiptarët për festat e fundvitit.
Me anë të një postimi në Twitter, në emër të stafit të delegacionit të Be-së në Shqipëri, Soreca uron Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
"Ndërsa viti 2021 po mbyllet, po mendojmë për këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë, të shënjuar nga qëndrueshmëria njerëzore dhe solidaritetit evropian.
Puna jonë për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së vazhdon dhe ky është një rast i rëndësishëm për të përcjellë një mesazh të fortë uniteti dhe solidariteti: Evropa është këtu sepse këtu është Evropë. Ne qëndrojmë të fortë së bashku. Në emër të stafit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ju uroj gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!" shkruan Soreca në Kartolinën e Urimit.
Në emër të stafit të Delegacionit të BE-së???????? në Shqipëri????????, ju uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri????!
— Luigi Soreca???????? (@LSorecaEU) December 24, 2021
On behalf of the staff of @EUinAlbania????????????????, I wish you a Merry Christmas and Happy New Year????! pic.twitter.com/0k6kpa0ojZ
