Dy lojtarë të tjerë me Covid-19 te Real Madrid. Ancelotti merr vendimin drastik

Nuk kanë të sosur problet te Real Madrid. Klubi spanjoll është kthyer në një vatër infeksioni me covid-19 teksa testet sotme pcr kanë zbuluar dy lojtarë të tjerë të invektuar,

 

Bëhet fjalë për mbrojtësin Alaba dhe mesfushorin Isco të cilët shkojnë në izolim ashtu si pesë lojtarët e tjerë të infektuar më parë, Lunin, Bale, Rodrygo, Asensio dhe Marcelo.



Telashet vijnë në një moment shumë delikat ku Sevilla është afruar në renditje e për më tepër, nesër ata do të luajnë ndeshjen e javës së 19-të ndaj Bilbaos në “San Mames”.

 

I detyruar nga një situate e tillë, trajneri Ancelotti ka vendosur të grumbullojë lojtarë nga Castilla për të mbushur listën e skuadrës që do të ndeshjet ndaj Bilbaos.

Praktikisht 14 lojtarë kanë mbetur vetëm nga ekipi i parë dhe të tjerët do të jenë nga akademia, një shans i madh për ta për të treguar se mund të vlejnë edhe për skuadrën e parë./Ora News/.