Video/ Juventus e mbyll vitin me fitore, Shevchenko ndal Atalantën

Mbyllje më të mirë për Juventusin në një sezon kaq të komplikuar nuk mund të ketë. Skuadra e Allegrit mori një fitore të rëndësishme për shumë arsye, të katërtën në 5 sfidat e fundit e për më tepër rikuperon shumë në renditje ndaj rivalëve siç është Atalanta që u ndal sot.

Për bardhezinjtë, nje fitore e pastër dhe e qetë 2-0 ndaj Cagliarit në “Allianz Arena”, ku deçizivë ishin golat e Moise Kean në 40’ dhe Bernardeschi në 83’.

 

Me këtë sukses tashmë Allegri e shikon veten vetëm 4 pikë larg vendit të katërt që mban Atalanta e cila sot gaboi në ndeshjen e fundit të vitit.

Zikaltërit me Gjimshitin titullar u ndalën në një barazim pa gola nga Genoa e Shevchenkos në “Marassi”, një rezultat zhgënjyes që vjen edhe pas humbjes me Romën javën e kaluar./Ora News/.