VIJON SKANDALI/ Del në pazar dhe databaza e pagave të muajit prill 2021. Nga janari u shtuan 60 mijë punonjës

Ndërsa kryeministri Edi Rama ishte në konferencë për median lidhur me skandalin e rrjedhjes së pagave të muajit janar 2021 për 637 mijë shqiptarë nëpër rrjetet sociale qarkullon një tjetër databazë.Këtë herë bëhet fjalë për pagat e punonjësve të muajit prill 2021.Në tabela është numri i kartës, pagat, vendi i punës dhe pozicioni. Në databazë janë dhe 60 mijë punonjës më shumë, konkretisht 694 mijë punonjës.

Një bazë e dytë të dhënash me pagat e qytetarëve në shtet e privat për muajin prill e thelloi edhe më tej skandalin e rrjedhjes në publik të informacioneve private të qyetarëve.

Pas publikimit të pagave të muajit janar, databaza e dytë e prillit që koincidon me zgjedhjet parlamentare ku vihet re shtimi me rreth 60 mijë punonjës të deklaruar.

Po ashtu sërish vihet re se pagesa më e lartë është bërë prej Shërbimit Informativ Shtetëror, ku janë paguar rreth 590 mijë euro. Është e paqartë nëse kemi të bëjmë me rrogën e një punonjësi apo me disa të tillë.

Nga ana tjetër në këtë tabelë të re, rroga e dytë më e lartë nga 200 mijë euro në muaj ka zbritur në 140 mijë euro.

Nga ana tjetër janë drejtuesit e bankave dhe të kompanive të naftës që kanë të ardhura të larta që shkojnë deri në 90 mijë euro në muaj.

Diferencë e lartë mbetet mbi rreth 40 mijë personave që kanë të ardhura mbi 400 mijë lekë në muaj dhe ata që janë nën 50 mijë lekë, që janë rreth 400 mijë persona prej të cilëve 300 mijë marrin deri në 30 mijë lekë.

Por ajo çfarë është më shqetësuese mbetet skandali i publikimit të identitetit të agjentëve informative të policisë apo të agjentëve të tjerë puna e të cilëve duhej të mbetej sekret për të mos cënuar sigurinë e tyre.

Databaza e pagave të prillit, ka edhe një faqe të dytë, ku janë renditur emri, mbiemri, atësia, datëlindja dhe numri i telefonit të rreth 900 mijë qytetarëve.

Çfarë deklaroi Rama për skandalin?

Shpërndarja e databazes me pagat e 694 mije punonjësve ndodhte në një kohë kur kryeministri Edi Rama ishte në konferencë dhe jepte sqarime mbi databazën e rrjedhur të pagave të janarit 2021.

Këtë të fundit Rama tha tha se ishinmarrë një bazë të dhënash e përpunuar copa copa dhe se nuk është tërhequr në janar por më përpara dhe mbi atë është përpunuar. Ai pranoi se në databazën e janarit mungonin të dhënat e 60 mijë punonjësve. 

Edi Rama: Nuk është databazë e eksportuar e tëra integrale është një bazë të dhënash e përpunuar copa copa me shumë… Aty mungojnë nuk janë të gjithë ata që kanë pagën e republikës së Shqipërisë. Aty mungojnë 60 mijë të tjerë. A është kjo koha që ka pasur në dispozicion ai apo ai grupi që ka kryer këtë krim apo është diçka tjetër këtë nuk e dimë por ndërkohë aty ka plot të dhëna që janë të vjetra.

Sepse nuk janë të dhëna të sotme, as të janarit, pra mundësia e eksportimit të databazës më parë është një opision dhe marrja e të dhënave të reja dhe përpunimi mbi atë databazë është llogjik.

Nëse do të ishte marrë databaza në janar nuk do të kishte rekorde të vjetra, njerëz që nuk figurojnë më si marrës pagash nga kompani që janë mbyllur. Logjika të çon se është një databazë i tërhequr më parë"