Skandali i nxjerrjes së pagave të 637 mijë shqiptarëve, Rama kërkon ndjesë, shigjeton PD e Berishës dhe Bashës

Kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë 637 mijë shqiptarëve për nxjerrjen në pazar të të dhënave private dhe pagave të secilit dhe kërkoi një hetim intensiv lidhur me këtë skandal. 

Në konferencën krah drejtoreshës së AKSHI-t Kryeministri Edi Rama kërkoi hetim intensiv.

Edi RamaNdjesë për të gjithë që janë shqetësuar me plot të drejtë për ndërhyrjen në këtë aspekt të jetës së tyre private. Dua të nënvizoj që në fillim se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht uroj dhe bëj thirrje prokurorisë që ta kryejë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre.

Për Ramën pas këtij skandali fshihet qëllimi për të krijuar konfuzion dhe nxitur destabilitet dhe gishtin e drejton edhe tek Partia Demokratike tashmë e ndarë në dy kampe ajo e Bashës dhe e Berishës.

Edi Rama: "Dua të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar e për të krijuar konfuzion dhe nxitur destabilitet nënjë përpjekje që nuk është e para.

Duke pasur parasysh deklaratat e bëra në foltoret e kuvendeve dhe antikuvendeve mund të mos jetë e fundit prandaj thirrja ime për prokurorinë është të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim inspektorët e tatimeve që kanë akses në sistemin e pagave, ata që aktualisht të punojnë në këtë sistem apo mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri sot por edhe ata që nga foltoret e kuvendeve dhe antikuvendeve paralajmërojnë zymtira të tjera"