"Fute dorën në xhep, jepua të varfërve" Mesazhi i Imzot Frendo për Krishtlindjet: Bëhuni postierë gëzimi

Arqipeshkvi i Tiranës Imzot Frendo në mesazhin e tij në vigjilje të Krishtlindjeve përcolli edhe njëherë apelin për solidarizimin e të gjithëve ndaj shtresave më të varfra dhe të pambrojtura të shoqërisë.

"Nuk kemi të drejtë ta mbajmë gëzimin vetëm për vete. Duhet ta ndajmë me të tjerët. Fute dorën në xhep, nxjerr lekë sa të mundesh, jepua të varfërve dhe ata kanë të drejtë për pak gëzim."

Në këtë kontekst, ai kishte një mesazh edhe për institucionet.

"Një komb është i fort kur kujdeset për të dobëtit bëhet i pasur kur kujdeset për të varfrit bëhet i palëndueshëm kur interesohet për të lënduarit."

Në lidhje me klimën politike në vend, e cila vazhdon të jetë me përplasje e tensione të vazhdueshme, Imzot Frendo theksoi se situata mund të përmirësohet nëse të gjithë të zgjedhurit do të kenë parasysh të mirën e përbashkët për ti shërbyer popullit dhe jo vetëm të mirën e partisë që përfaqësojnë.

Urimi i Krishtlindjeve dhe i Vitit të Ri është një traditë e përvitshme nga Arqipeshkvi i Tiranës Imzot Frendo, i cili nënvizoi edhe njëherë kuptimin e festës së Krishtlindjes jo vetëm për të krishterët por për të gjithë njerëzit.

"Përzemërsisht juve dhe familjeve tuaj, ju uroj gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!"

"Fute dorën në xhep, jepua të varfërve" Mesazhi i