Kryemadhi: Të arrestohet Ëngjëll Agaçi, i përfshirë në aferën e incineratorit të Elbasanit dhe Tiranës
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk heq dorë nga skandali i aferave korruptive me incineratorët. Pasi kërkoi vënien para përgjegjësisë të Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kërkon nga SPAK arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, si njeriu i përfshirë drejtëpërdrejtë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
“Pse SPAK vonon arrestimin e Ëngjëll Agaçit?”
Është kjo pyetja që ngre kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila vijon denoncimet me aferat korruptive të incineratorit të Elbasanit.
Kryemadhi thotë se Agaçi, megjithëse haset me refuzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për procedurën për inceneratorin e Elbasanit, me vetëdije të plotë shkel ligjin.
Ligji, e përcakton qartë që Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit është përgjegjës për hartimin e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Duke shfrytëzuar këtë komptencë, thotë Kryemadhi, Ëngjëll Agaçi pasi është në dijeni nga APP e cila kundërshton procedurën e ndjekur "Negocim pa shpallje" e fut në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave, jo lidhjen e kontratës por faturën financiare të kontratës.
Pra, miratohet fatura financiare pa u vënë në dijeni të kushteve financiare të saj. Për këtë shkelje, thekson kryetarja e LSI-së, jo vetëm në inceneratorin e Elbasanit por dhe atë të Tiranës, Ëngjëll Agaçi duhet të ishte para drejtësisë, pasi është miratuar me VKM financimi i nje kontrate që buron nga një procedurë e paligjshme e provuar me shkresë dhe paralajmërim zyrtar nga Agjencia e Prokurimit Publik.


Video/ Foshnjat nxirren të gjalla nga rrënojat
23 Dhjetor, 12:04


