Skandali me nxjerrjen e pagave, Rama: Të hetohet çdo inspektor me akses në databaze

Kryeministri Edi Rama kërkoi hetim të plotë dhe të thellë nga ekspertë të fushës të skandalit të rrjedhjes së të dhënave të pagave të 637 mijë shqiptarëve. Rama shprehet i sigurtë se nuk kemi të bëjmë me një sulm të jashtëm por me një infiltrim dhe atë që e quan ‘shfrytëzim kriminal”  

 “Është jashtëzakonisht e rendësishme të bëhet një hetim i thellë dhe ekspertë të fushës. Të thirren e të pyeten e të merren në hetim të gjithë inspektorët që kanë akses. Ky është sistem i hapur pune. Dhe meqë sistemi lë gjurmë për çdo ndërhyrje, atëherë mundësia e inflitrimit dhe shfrytëzimit kriminal të sistemi përmes veprimeve mekanike është shumë e lartë. Këtu kemi të bëjmë me faktorin njerëzor."

 “Block chain”

Rama shtoi se nga sot Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit  E bën të pamundur çdo lloj veprimi edhe manual. Çdo veprim digital lë gjurmë dhe është e regjistruar dhe çdo tërheqje e të dhënave është e pamundur.

Ndërkohë drejtoresha e AKSHI Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, kërkoi të qetësonte shqiptarët se sistemi i E- Albania është sistem i sigurtë.

“E- Albania është sistem i sigurtë dhe nuk ka lidhje me asnjë rrjedhje informacione, të përdorin të sigurtë 1112 shërbimet që janë në e-albania