Komisioni i Rithemelimit PD mesazh Ramës: Protestat që kanë nisur s'do të ndalen
Partia Demokratike e quajti politike arrestimin e dy protestuesve për djegien e flamujve të Serbisë në protestën e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së.
Deputetja Albana Vokshi e pranishme në seancën gjyqësore të vlerësimit të masës së sigurisë për dy protestuesit e arrestuar për djegien e flamujve serbë në protestën e 20 dhjetorit 2021 tha se protestat nuk do ndalen.
Albana Vokshi: Në njëkohë kur gazetarë, kolegë apo analistë kosovarë, merren në pyetje nga sigurimi serb vetëm për shkak të qëndrimeve të tyre për çështjen kombëtare, Edi Rama urdhëron arrestimin e protestuesve që marrin pjesë në protestat kundër planeve famëkeqe antishqiptare. Duam ti bëjmë me dije Edi Ramës dhe gjithkush që ndodhe tpas tij që harton plane antishqiptare, protesta që kanë nisur nuk do të ndalen.
Një provë pse Komisioni i Rithemelimit të PD-së e quan arrestim politik është dhe fakti që arrestimi i dy protestuesve është bërë pa publikimit të reagimit të Ramës.
“Arrestimi është bërë pas statusit që ka bërë Edi Rama ku ka gënjyer publikisht se qytetarët që dogjën flamurin shqiptar në Serbi është arrestuar. Kjo nuk është e vërtetë. Këto gjeste janë presion ndaj demokratëve”
Astrit Cara dhe Besnik Balani u arrestuan një ditë pas protestës, 21 dhjetor dhe u akuzuan për “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.
