Vigjilja e Krishtlindjes, Frendo: Politikanët të shikojnë interesin e qytetarëve, jo të partive
Në vigjilje të Krishtlindjes, Arqipeshkvi i Tiranës Imzot Frendo ka apeluar që shoqëria të shohë më shumë ndaj të varfërve dhe të pamundurve. Duke iu referuar trazirave politike në vend, ai i bëri thirrje të zgjedhurve të udhëhiqen nga e mira e qytetarëve më tepër sesa nga interesi i ngushtë partiak.
Arqipeshkvi i Tiranës imzot Frendo në mesazhin e tij në virgjilje të Krishtlindjes përcolli edhe njëherë apelin për solidarizimin e të gjithëve ndaj shtresave më të varfra dhe të pambrojtura të
"Nuk kemi të drejtë ta mbajmë gëzimin vetëm për vete. Duhet ta ndajmë me të tjerët. Fute dorën në xhep, nxjerr lekë sa të mundesh, jepua të varfërve dhe ata kanë të drejtë për pak gëzim".
Në këtë kontekst, ai kishte një mesazh edhe për insitucionet.
"Një komb është i fortë kur kujdeset për të dobtit, bëhet i pasur kur kujdeset për të varfrit, bëhet i palëndueshëm kur interesohet për të lënduarit".
Në lidhje me klimën politike në vend, e cila vazhdon të jetë me përplasje e tensione të vazhdueshme, imzot Frendo theksoi se situata mund të përmirësohet nëse të gjithë të zgjedhurit do të kenë parasysh të mirën e përbashkët për ti shërbyer popullit dhe jo vetëm të mirën e partisë që përfaqësojnë.
"Situata mund të prëmirësohet shumë nëse të gjjithë politikanët do të kenë parasysh të mirën e përbashkët para të mirës së partisë. Çfarë është më mirë vendin tonë jo partinë."
Urimi i Krishtlindjes dhe Vitit të Ri është një traditë e përvitshme nga Arqipeshkvi i Tiranës, Imzot Frendo, i cili nënvizoi edhe njëherë kuptimin e festës së Krishtlindjes jo vetëm për të krishterët por për të gjithë njerëzit.
"Përzemërsisht juve dhe familjeve tuaj, ju uroj gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!"


