Skandali me nxjerrjen e pagave të 637 mijë shqiptarëve, çfarë zbuluan deri tani eksperët e hetimit dhe kush po hetohet
Ne kuadër të hetimeve që kanë nisur për çështjen e nxjerrjes së të dhënave personale dhe pagesave mujore të 637 mijë qytetarëve Shqiptarë, prokuroria e Tiranës ka caktuar një grup oficerësh të sektorit kibernetik të policisë Tiranë dhe policisë qëndrore për të bërë ekzaminimin e servave ne Drejtorinë e Tatimeve dhe ISKSH.
Për momentin nga këto dy institucione dyshohet se kanë dalë të dhënat personale të qytetarëve.
Kqyrja pritet të kryhet ditën e sotme me qëllim verifikimin nëse nga sistemi i servera qëndrorë, ka pasur kopjim dhe eksportim të të dhenave në hard-diske apo USB të jashme.
Do hetohet dhe për sa i përket personave, institucioneve, shoqatës së përmbaruesve, avokatëve dhe kompanitë e siguracioneve që për shkak të natyrës së punës së tyre mund të kenë pasur akses në serverat e Tatimeve.
Hetimi është kompleks dhe varet vetëm nga ekspertët kibernetikë të policisë së Tiranës, për të bërë gjurmimin dhe dokumentimin e provave.
Ndërkohë për shkak të situatës të krijuar prokuroria e Tiranës është në pritje të kallëzimit nga ministria e Financave dhe nga qytetarë të ndryshëm që e ndjejnë veten të demtuar.
Gjatë këtyre 24 orëve nga kqyrja e jashtme e failit me të dhënat personale, parimisht ekspertët e hetimit janë bindur se materiali me të dhënat është marrë në periudha të ndryshme, pasi në sistem janë hedhur dhe rrogat e vjetra të 5 apo 7 viteve më parë.
