Festa të varfra në Korçë, pensionistët do të shtrojnë tryezën vetëm me ushqimet bazike
Në Tregun e Korçës, vetëm tabelat e çmimeve tregojnë se kemi hyrë në ditët e fundit të vitit!
Në prag të Krishtlindjes, blerjet janë të pakta duke treguar pamundësinë ekonomike.
"Çmimet janë shumë të larta, për disa janë të përballueshme për shumicën jo."
Për pensionistët dhe familjet në nevojë edhe ky vit ishte i vështirë. Po blejnë më pak dhe vetëm produktet bazike.
"Tani që filloi periudha e Vitit të Ri ngrihen në trefish çmimet."
5 mijë lekëshin e qeverisë, pensionistët thonë se do ta përdorin për ilaçe e po për dy produkte më shumë në tryezën festive.
"Unë marr 100 mijë lekë pension çfarë të bëj më parë."
"Na mungojnë shumë gjëra."
Duke parë kërkesat e ulëta, tregtarët thonë se korçarët këtë vit nuk po përgatiten për festa. Bazuar mbi shitjet, tryeza e fundvitit do të jetë e varfër për mijëra pensionistë e familje në nevojë në Korçë.

